Mitroviç: Të gatshëm të hyjmë në koalicion me PVD-në por pa LPD-në
Edhe pse LPD dhe lideri i sajë Jonuz Musliu i mundësuan PVD-së duke bashkëqeverisur që të marrë timonin e pushtetit lokal, pas katër muajve udhëheqje Musliut i rrezikohet posti i kryetarit të KK të Bujanocit dhe daljes nga ky koalicion të LPD-së, të paktë kështu flasin faktet nga bisedimet mes PVD-së dhe partisë të kryeministrit Aleksandër Vuçiq në Bujanoc e cila është e gatshme të hyjë në koalicionin qeverisës por pa Jonuz Musliun. Analistët lokal thonë se, PVD shumë më lehtë dhe më sigurtë do ta ketë udhëheqjen e pushtetit në katër vitet e ardhshme në koalicion me PPS-në se sa LPD-në, duke patur parasysh se një kalkulim i tillë mund të ndodhë shumë shpejtë. Nga ana tjetër nëse Musliu do ta humbë postin e të parti të legjislativit, atij do ti rrezikohet edhe pozita e kryetarit të KKSH-së, kjo sipas ngjarjeve të fundit kur partia pozitare në Preshevë APN ka filluar ti lëshojë rrënjët edhe në komunën e Bujanocit, gjegjësisht në KKSH.
Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga formimii pushtetit lokal në Bujanoc, ku në opozitë ka mbetur koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe, të kryeministrit Aleksandër Vuçiq që ka 7 këshilltarë, nga këshilli i këtij subjekti në Bujanoc vijn sinjale se akoma nuk ka përfunduar gjithçka rreth hyrjes në koalicionin qeverisës. Nenad Mitroviç lider i PPS-së locale ka thënë për portalin serb bujanovaçke, se bisedimet lidhur me këtë me PVD-në dhe kryetarin Shaip Kamberin janë duke vazhduar me të madhe. “Bisedimet me PVD të cilat kanë nisur menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale praktikisht nuk kanë përfunduar. Ato janë në vazhdimësi e sipër, pjesmarrja jonë në qeverisjen lokale edhe më tej është aktuale, dhe nuk ëhst e pamundur” ka thënë Mitroviç. Ai ka shtuar se, “Kur kjo do të ndodhë dhe se me kend do të jemi pjesë e shumicës udhëheqëse për omentin nuk mund të japim përgjigje konkrete” Mitroviç një gjë e ka thëns e partia e tij është mëse e sigurtë se nuk do të hyjë në qeverisjen lokale përderisa aty gjendet LPD e Jonuz Musliut. “Me të gjithë mund të bashkëpunojmë, vetëm me ata ku gjendet Jonuz Musliu lideri i LPD-së dhe kryetari i KKSH-së nuk ka snjë mundësi të bashkëpunimit politik, Ai nuk paraqet stabilitet politik, kjo është arsyeja e vetme, ka thënë në mënyrë kategorike Mitroviç./LajmiAL/