Lajme

Në 8 fshatra në 8 ditët e ardhshme shërbime mjeksore falas (Video)

Për herë të parë në Luginë të Preshevës ofrohen kontrollime mjeksore falas për banorët e fshatrave. Sot edhe zyrtarisht në fshatin Leran ka filluar aksionin humanitar në shkollën fillore “9 Maji” në leran.

Ky shërbim falas po bëhet nga Ushtria Amerikane, Ushtria Serbe dhe Ushtria Angloës, ku ekipet mjekësore do të ofrojnë shërbime pa pagesë në tetë fshatrat e rrethi të Pçinjës.

Për të nisur këtë aktivitet sot në Leran ka mbërritur zv.Ambasadori i SHBA-së, ambasadori i Angolës Shoze Zhoao Manuel, Kryetari i TK Zoran Stankovic, komandanti gjeneral i Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dukovic, komandanti i gardës së ushtrisë së Ohajos Mark Bertman, kryetari i qytetit të Vranjës Slobodan Milenkovic dhe kryetar i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi si dhe deputeti popullor Fatmir Hasani.

Të gjithë këta vizituan repartet që po i ofrojnë shërbime mjekësore banorëve të Preshevës si: praksa e përgjithshme, pediatria, stomatologjia, oftamotologjia, gjinekologjia e shumë shërbime te tjera.

Gjatë vizitës së delegacionit u dha edhe një konferencë për media ku kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi  tha se ky është një projekt mjaft i rëndësishëm për qytetarët e komunës sonë që po iu ofrohen shërbime falas mjekësore

Aktiviteti do të zgjasë nga 5 deri 17 shtator ku gjatë qëndrimit të këtyre ekipeve mjeksore, do ti ofrohet banorëve të tetë fshatrave të rrethit të Pçinjës.
6 Shtator 2016 – Leran, Shkolla Fillore “9 Maji” (komuna e Preshevës)
7 Shtator 2016 – Muhoc, Shkolla Fillore “Migjeni” (komuna e Bujanocit)
8 Shtator 2016 – Vlasë, Shkolla Fillore ”20 Tetori” (qyteti i Vrajës)
9 Shtator 2016 – Vërtogosh, Shkolla Fillore “1 Maji” (qyteti i Vrajës)
10 Shtator 2016 – Lluçan, Shkolla Fillore “Sami Frashëri” (komuna e Bujanocit)
12 Shtator 2016 – Kllenik, Shkolla Fillore “Bora Stankoviq” (komuna e Bujanocit)
13 Shtator 2016 – Caravajkë, Shkolla Fillore “Migjeni” (komuna e Preshevës)
14 Shtator 2016 – Letovicë, Shkolla Fillore “Ali Bektashi” – Paralelja territoriale e shkollës në Nasalcë (komuna e Bujanocit

Related Articles

Back to top button