Lajme

Në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë këtë vit 3 paralele më pak

1 shtatori është fillimi i vitit shkollor, në të gjithë shkollat në Luginë sot kanë filluar mësimin nxënësit, por fillimi i shtatorit në Preshevë është bërë një fillim i vështirë pasi që përpos problemit me mungesë të teksteve po shtohet vazhdimisht edhe mungesa e nxënësve në shkollë, shkruan Presheva.AL

Shkolla fillore “Ibrahim Kelemndi” në Preshevë këtë vit sikurse edhe vitet tjera po përballet me zvogëlimin e numrit të nxënësve, me ç’rast edhe zvogëlimin e paraleleve.

Drejtoresha e shkollës Besa Saiti në një prononcim për TV Aldin ka deklaruar se në vitin 2016 në këtë shkollë vijojnë mësimin rreth 1600 nxënës, me zvogëlimin e nxënësve këtë vit janë shuar tre paralele në këtë shkollë, në vitin 2015 numëronte 79 paralele ndërsa tani kjo shkollë ka 76 paralele.

Ndërsa të regjistruar për këtë vit klasën e parë kanë filluar 162 nxënës, ku prej tyre 120 nxënës në Preshevë ndërsa të tjerët në paralelet e ndara të shkollës “Ibrahim Kelmendi” në Tërrnavë, Norçë, Stacion Hekurudhor dhe Zhunicë.

Nga ky problem po pësojnë edhe mësimdhënësit, ngase një pjesë e tyre shkojnë edhe si tepricë teknologjike, për shkak këtij zvogëlimit.

E, pasojat e zvogëlimit janë të shumta, por ndër kryesoret është largimi i të rinjve nga Presheve. Ky avaz i largimit viteve të fundit po rritet vazhdimisht./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button