Nisen haxhilerët e parë nga Presheva për në Haxh (Foto, Video)
2 shtator 2016, Preshevë
Në mëngjesin e ditës së sotme nga Presheva janë nisur haxhilerët të cilët kanë vendosur që këtë vit ta kryejnë kushtin e pestë të Islamit.
Nisja e autobusit është bërë nga objekti i Medresës në Preshevë në mënyrë të organizuar ku përveç familjarëve që kishin dal për ti përcjellur familjarët e tyre të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga muftinia e Preshevës.
Sipas organizatorëve gjegjësisht Mehmet Sahitit, janë bërë të gjitha përgatitjet që udhëtimi i haxhilerëve të jetë i rehatshëm dhe pa probleme. Poashtu këtë udhëtim e ka përshëndetur edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Preshevës Fikret Limani, rapoton Presheva.AL
Edhe këtë vitë BI e Preshevës organizon Haxhin 2016 për ata që kanë shprehë dëshirë dhe vullnet të qëndrojnë në vendet e shenjta, sa i përket përgatitjes gjithçka është kryer në mënyrë profesionale dhe pa asnjë defekt, këtë vit kemi gjithësejt 12 haxhi, theksoi për Presheva.AL Limani.
Presheva.AL ka përcjellur nisjen e grupit të parë të haxhinjëve ku mund ti shikoni fotot dhe videot.
Gjithashtu grupi i dytë i haxhinjëve do të nisen sonte në mbrëmje në orën 22:00 me agjensionin turistik Mimoza 93./Presheva.AL/





