LajmeReligjioniVideo

Niset grupi i dytë me 64 haxhinjë nga Presheva dhe Bujanoci për në Haxh (Video)

Grupi i dytë i haxhinjëve nga Lugina janë nisur sonte rreth orës 22:30 nga Presheva për në fshatin Tërnoc duke u bashkuar së bashku me haxhinjët e Komunës së Bujanocit pastaj për të vazhduar rrugën për në Arabinë Saudite, njofton Presheva.AL

Nën organizimin e agjensionit turistik Mimoza 93 këtë vitë kanë shkuar 64 haxhinjë, në ceremoninë e përcjelljes ishin familjarë dhe të afërm të haxhinjëve.

Haxhilerët nga Presheva e Bujanoci janë të shoqëruar nga një grup në përbërje të të cilit ka teologë dhe staf i kualifikuar mjekësor, organizatorët theksuan se janë bërë të gjitha përgatitjet që duhet kryer si nga agjensioni edhe nga haxhinjët.

Besimtarët shqiptarë nga Lugina që pritet t’i bashkohen miliona myslimanëve nga e mbarë bota, do të qëndrojnë në vendet e shenjta për afro dy javë.

Presheva.AL uron që haxhinjtë të shkojnë e të kthehen shëndoshë e mirë dhe t’u pranohen adhurimet e haxhit dhe lutjet që do të kryejnë atje./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button