Lajme

QHM: Drejtoresha e shkollës fillore ‘Ibrahim Kelmendi’, me aktakuzë për vepër penale

Duke pasur parasysh se Shkolla Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, udhëhiqet nga Partia për Veprim Demokratik, gjegjësisht slogani “SHPËTIMI”, ne si organizatë jo qeveritare jemi të shqetësuar dhe kërkojmë nga Këshilli Drejtues i kësaj shkolle dhe kryetari i Komunës zotëri Shqiprim Arifi, që urgjentisht të shkarkojnë drejtoreshën zonjën Besa Sahiti e cila po akuzohet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kundër drejtoreshës është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare pasi që jo ligjërish pranoi në marrëdhënie pune punëtorin e administratës komunale Mentor Nuhiun. Ndaj ne kërkojmë që edhe drejtoresha zonja Besa Sahiti edhe zëvendës drejtori politik i posazgjedhur Menor Nuhiu të largohen nga puna.

Në këtë drejtim, ne mendojmë se një drejtoreshë me aktakuzë për vepër penale, nuk është e denjë dhe një pasqyrë e mirë as shkollave shqipe, po ashtu është obligim moral dhe kombëtar që të merren masa nga Këshilli Drejtues dhe kryetari i Komunës zotëri Sqiprim Arifi.

Në pritje të përgjigjes suaj!
Qendra për informim e QHM

Related Articles

Back to top button