Lajme
Rinia e fshatit Rahovicë pastron lumin (Foto)

Me iniciativën e rinisë së Rahovicës të dielën është kryer aksioni për pastrimin e mbeturinave në lumin e fshatit, raporton Presheva.AL
Në këtë aksion kanë marrë pjesë vullnetarë të rinjë nga Rahovica, ndërsa nuk është përkrahur nga bashkësia lokale e Rahovicës.
Aksioni i tillë do të vazhdojë edhe javën e ardhshme ku do të pastrohet pjesa e mbetur e lumit.
Të rinjët apelojnë tek banorët e fshatit të jenë më të kujdes’shëm gjatë hedhjes së mbeturinave dhe ta mbajnë më pastër sepse lumi kalon nëpër mes fshatit dhe pamjet e mbeturinave nuk i sjellin imazh të mirë Rahovicës. /Presheva.AL/

