Rregulla të reja në administratën komunale
Nga 1 Tetori, do të fillojnë të zbatohen rregullat e reja përbrenda administratës komunale. Administrata komunale do të ndërprej një gjendje kaotizmi që ka mbretëruar deri tani,dhe tash e tutje do të ketë një qasje të re dhe ndaj banorëve të komunës së Preshevës, të cilët kërkojnë shërbimet e kësaj administrate.
Qytetarët tanë do të kenë mundësinë ti kërkojnë këto shërbime nga ora 08:00 deri në ora 12:00, si dhe prej ora 12:30 deri në ora 16:00,duke filluar nga 1 Tetori.
Njëkohësisht ftoj të gjithë qytetarët të mos hezitojnë ti denoncojnë punëtorët e administratës komunale, në rast mosrespektimit të kodit etik dhe obligimeve që i takojnë.
NJOFTIM RRETH DISIPLINËS DHE SJELLJEVE NË PUNË TË PUNËTORËVE TË ADMINISTRATËS KOMUNALE PRESHEVË
Me këtë manual njoftohen punëtorët e Administratës komunale Preshevë, rreth rregullave bazë të sjelljes dhe disiplinës gjatë orarit të punës, të cilat janë të rregulluara me Ligjin e punës, kontratë kolektive si dhe me Rregulloren mbi disiplinën dhe rregullat e sjelljes; si dhe për kohën e punës nga 1 Tetori 2016.
Më poshtë janë të shënuara pikat e lartcekura:
1. Rrespektimi i orarit të punës.
2. Orari punës fillon nga ora 08:00 dhe mbaron ora 16:00
3. Koha e pushimit gjatë orarit të punës fillon ora 12:00 mbaron ora 12:30
4. I punësuari është i obliguar që personalisht ti kryej detyrimet e punës të cilat dalin nga Vendimi mbi marrdhënien e punës si dhe Rregullorja mbi sistematizimin e vendeve të punës.
5. Raporti javor (Udhëheqësit e drejtorave përcaktojnë bashkëpunëtorët të cilët duhet të raportojnë për punën e kryer).
6. Planifikimi i pushimit vjetor për vitin e ardhshëm duhet të bëhet deri më 31 dhjetor.
7. Të ruaj dhe kujdeset për ambientin e punës dhe mjetet e punës.
Çdo sjellje në kundërshtim me pikat e lartpërmendura konsiderohet thyerje e rregullave të sjelljes dhe disiplinës në punë dhe atë si më poshtë:
1. Mos rrespektimi i orarit të punës si; ardhja me vonesë apo dalja e parakohshme nga vendi punës.
2. Mungesa në punë prej 1 ditë.
3. Pirja e duhanit në ambientet e punës.
4. Dalja jashtë objektit të Administratës Komunale brënda orarit të punës.
5. Fshehja e dëmtimeve materiale.
6. Kryerja e punëve private gjatë orarit zyrtar të punës.
7. Sjelljet e këqija ndaj të punësuarve tjerë (Fyerjet, grindjet, etj.)
8. Paraqitjet joprofesionale ndaj palëve.
9. Mospërdorimi i uniformës gjatë orarit të punës (Rojtarët, Policët komunal dhe Ekspedituesit ose shpërndarësit).
10. Kryerja e veprës penale në punë ose në lidhje me punën.
11. Dëmtimi i pronës publike ose mjeteve të punës.
12. Mungesa në punë për 3 ditë të punës rradhazi ose 5 ditë gjatë muajit me ndërprerje.
13. Ardhja në punë nën ndikimin e alkoolit dhe përdorimi i gjërave të ngjashme gjatë orarit të punës.
14. Keqpërdorimi i mjeteve zyrtare.
Preshevë
Data: 19.09.2016
Kryeshefi i Administratës
Agim Ymeri