Lajme
Rregullohet përmendorja e Abdullah Krashnicës në qendër të Preshevës (Foto)

Gjatë ditës së sotme ka filluar rregullimi i përmendoreve të luftëtarëve të çlirimit të Preshevës që gjinden në qendër të qytetit, raporton Presheva.AL
Përmendorja e Abdullah Krashnicës dhe Dushan Todor dhe përmendorja e çlirimtarëve të Preshevës ishin po thuaj se të shkatërruara, ndërsa sot ato kanë filluar të renovohen dhe ditëve në vazhdim do të kryhet puna duke përmirësuar pa dëmtuar origjinalitetin e tyre./Presheva.AL/