Sëmundja vdekjeprurës e Malaria-s në Preshevë
Në Entin për shëndetësi në Vranjë është diagnostifikuara MALARIA tek një migrant nga Avganistani i cili ka qëndruar në kampin e migrantëve në Preshevë.
Mikrobiologia Milena Mishiq ka thënë se pacienti nga Avganistani i moshës rreth (18), vet është paraqitur tek personat shëndetësorë, ku më pas është vendosur në repartin infektiv të qendrës shëndetësore në Vranjë, transmeton LajmiAL.
“Reparti infektiv i ka marrë të gjitha masat e duhura qysh nga momenti kur është dyshuar për MALARIA-n. kjo sëmundje vdekjeprurëse është paraqitur me temperatura të larta brenda 24 orëve tek ky pacient.
Menjëherë pas diagnostifikimit të MALARIA-s, pacienti është transferuar në klinikën pr sëmundje infektive tropikale në Beograd. Në qendrën për migrantë dhe në territorin e Preshevës janë marë të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje ngjitëse” ka thënë Misheviq.
Ky është rasti i parë i Malarias në territorin e rrethit të Pqinjës në 50 vitet e fundit, dhe sipas fjalëve të mjekes momentalisht nuk ka rrezik për popullatën. Rrethi i Pqinjës nuk është një territor i përshtatshëm për këtë lloj të mushkonjës, ku menjëherë janë marrë masat edhe për dezinfektimin e repartit infektiv në Preshevë, është aktivizuar edhe inspekcioni sanitarë.
Ky është rasti i parë i Malarias që nga vitet e 60-ta në Jug të Sërbisë. Vlenë të theksohet se Malaria është sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse e cila në vendet e varfëra merr jetën e mijëra personave në vit. /LajmiAL/
Malaria është një infeksion i shkaktuar nga parazitë njëqelizorë, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonja e malaries. Këto parazitë mund të shfaqen në pesë specie të ndryshme. Një pjesë e këtyre parazitëve kalojnë kohë në jetën e njeriut të infektuar e disa të tjerë në trupin e mushkonjës së malaries. Në trupi i njeriut ato përqendrohen në mëlçi dhe tek rruazat e kuqe të gjakut. Pasi hyn në gjak ky parazit fillojnë të shfaqen simptomat e para të malaries. Dëmtimet që sjell kjo sëmundje janë vdekjeprurëse. Simptomat e para shfaqen brenda pak javëve nga pickimi i mushkonjës së malaries. Kundër sëmundjes së malaries janë bërë përparime. Në vitin 2005, shkencëtarët njoftuan për sukses në luftën kundër mushkonjës anofele dhe parazitëve të malaries, ndërsa një vaksinë eksperimentale e provuar në Mozambik, po ofron imunizimin e parë të suksesshëm kundër kësaj sëmundjeje. Malaria vazhdon të prekë vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 1 milionë vetave. Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit. Kjo është një sëmundje tropikale dhe është shumë e rrallë në SHBA. Simptomat që shfaq sëmundja e malaries janë: temperaturë e lartë, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, çrregullime me aparatin tretës, të vjella, ndjesi të fikëti, etj.