Shqiprim Arifi dhe Ardita Sinani vizitojnë shkollat në Preshevë
Për të parë nga afër fillimin e vitit të ri shkollor dhe për t’i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit më këtë rast, Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka vizituar shkollën e mesme, fillore dhe entin parashkollor ku ka takuar nxënës dhe mësimdhënës, njofton Presheva.AL
Kryetari Arifi i shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës Ardita Sinani kanë vizituar Gjimnazin “Skenderbeu”, Shkollën e mesme teknike “Presheva” si dhe entin parashkollor “8 Marsi” në qytetin e Preshevës.
Nga vizitat e bëra u pa se në gjimnazin “Skenderbeu” dhe shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” gjendja e nyjeve sanitare dhe sallës së edukatës fizike kanë nevojë për ndërhyrje, ku z.Arifi përveç urimeve për fillimin e vitit të ri në emër të Kryetari të Komunës, i ka siguruar mësimdhënësit për përkrahjen e institucioneve lokale, duke dëshiruar që në shkollat e Preshevës edhe më tej të ngritet cilësia e mësimdhënies./Presheva.AL/