Lajme

Studentët nga Presheva, Kosova, Maqedonia dhe Mali zi nuk do të paguajnë tani më për qëndrimin e tyre në Shqipëri

Studentët shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Presheva përjashtohen nga tarifa e shërbimit për lejen e qëndrimit.

Me nismë të Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, amendimi i nenit 105 të ligjit “Për të huajt” hoqi tarifën e lejes së qëndrimit për studentët me kombësi shqiptare.

Kjo do të thotë se të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, apo shtetasit (shqipfolës) të përkatësive etnike shqiptare të Republikave të Serbisë (Preshevë-Bujanoc), Malit të Zi dhe Maqedonisë, që jetojnë në Shqipëri për qëllime studimi, përjashtohen nga tarifa e shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi.

Kjo nismë kërkon të ndikojë pozitivisht në rritjen e mundësive për shtetasit me përkatësi etnike shqiptare në Preshevë e Bujanoc, për ndjekjen e studimeve në gjuhën shqipe pranë institucioneve arsimore shqiptare.

Ajo është në koherencë me rritjen e kuotave për studim për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve. Ndryshimet në ligjin “Për të huajt” përafruan më tej me legjislacionin e Bashkimit Evropian, disa aspekte të trajtimit të të huajve në Shqipëri, përfshirë ata me përkatësi etnike shqiptare.

Related Articles

Back to top button