Lajme
Xhamia e re në Zhunicë kushtoi afër 500.000 Euro
Kanë përfunduar punimet në objektin e xhamisë së re në fshatin Zhunicë. Ky objekt i fetar është ngritur me vetëkontributin e banorëve të fshatit si dhe me donacione të mërgimtarëve që jetojnë e punojnë gjithandej në diasporë.
Vlera e objektit të ri ka kapur shifrat e 500 000 eurove, mëson Presheva.Al, ndërsa mjetet janë mbledhur nga banorët e fshatit dhe donatorët e shumtë të cilët kanë qenë pjesë e investitorëve të xhamisë.
Përndryshe fshati Zhunicë i ka rreth 2000 mijë banorë, rrespektivisht afër 360 shtëpi, 99.5% fshati është i banuar me shqiptarë kurse 0.5% jetojnë komuniteti Serb (5 shtëpi)./Presheva.AL/