Tema e takimit ishte organizimi i disa ndeshjeve testuese , ku Zv.Kryetari i Komunës së Preshevës Xhelal Memeti do të sjellë vezhgues dhe menaxher futbolli nga Zvicrra.
Këto përfaqësues, vendin tonë do ta vizitojnë më 17 shtator 2016, ku do të qëndrojnë disa ditë për të diskutuar dhe organizuar ndeshjet testuese së bashku me përfaqësuesit e klubeve nga vendi jonë.Ndeshjet testuese mendohet të organizohen mes datave 24/25 shtator 2016.
Qëllimi i këtyre ndeshjeve është që të vëzhgohen talentat e futbollit të grupmoshave prej 14-18 vjeç.
Gjithashtu sipas Zv.Kryetarit të Komunës së Preshevës Xhelal Memeti , në një të ardhme të afërt menaxherëve dhe trajnerëve nga Lugina do të i ofrohen trajnime nga ekspert ndërkombëtar , ashtu që të e përfitojnë certifikimin apo licencat nga UEFA.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga K.F Bukuroca, KF. Bilaçi, K.F Tërrnoci, K.F Lugina, K.F Samolica, K.F Corrotica dhe K.F Miratoca.
Takimi ishte tejet konstruktiv, ku u vërjet një frymë bashkëpunimi , me të vetmin qëllim avansimin e sportit në vend dhe krijimin e kushteve më të mira në terrenet sportive.