1.000 euro denimi, nëse nuk e keni karrigen për fëmijë
Prindërit e papërgjegjshëm të cilt nuk i sigurojnë fëmijët e tyre në makinë, ose nuk e përdorin auto-ulsen në të ardhmën do të paguajnë gjobat që janë katër herë më të larta se tani. Kjo, në fakt është parashikuar me ndryshimet në ligjin për Sigurinë në Rrugë, që pa dyshim ende nuk dihet se kur do të miratohet.
Momentalisht bëhet fjalë vetëm për projekt-ligjin i cili parashikohet që të përshtatet me standardet europiane. Në çdo rast, në qoftë se ky ligj miratohet siç është propozuar gjoba për një shofer që drejton makinën dhe nuk ka auto-ulse dhe fëmija nuk është i siguruar me rripin e sigurisë do të dënohet deri në 120,000 dinarë e që ëashtë 1.000 euro, në vend të 30.000 dinarëve sa është denimi tani.
Kjo do të thotë që dënimin do të paguajs secili që nuk vendos fëmijën në auto-uilse në veturë, që nukë e ka të lidhur. Në ulsen e mbrapme faktikisht në autoulse do të duhet të udhëtojnë çdo fëmijë deri sa arrin një gjatësi prej 135 centimetra, që do të thot deri në moshën 12 vjeçare.
Këtë e ka konfirmuar Damir Okanoviç, drejtor i Komitetit serb për Sigurinë në komunikacionin dhe një nga pjesëmarrësit në hartimin e këtyre ndryshimeve legjislative. Arsyeja kryesore për të propozuar një rritje të tillë drastike në dënime janë statistikat marramendëse në lidhje me marrëdhënien e prindërve ndaj sigurisë së fëmijëve të tyre në trafik.
Vetëm 35.9 për qind e prindërve të fëmijëve të moshës deri në tre vjet lidhin fëmijet e tyre në autommobil. Çdo i treti prind praktikisht, sjell fëmijën e vet në rrezik për jetën. Objektivi i specifikuar në Strategjinë e Sigurisë n Sërbi për vitin 2015-2020 ka për qëllim deri në vitin 2020 të bëhet një vend në të cilin asnjë fëmijë nuk do të vdesi në trafik. Në Serbi në vitin 2015 në aksidentet e trafikut kan vdekur 14 fëmijë duke shtua se është i trishtuar fakti që prindërit përmes denimeve të di detyrojmë të kudjesen për fëmijet e tyre. Sigurimi i auto-ulëses për fëmijet zvoglon rrezikun nga lëndimet nëtrafik deri në 70 përqind./LajmiAL/