Lajme

2 Bujanocas dhe 1 Vranjali kapen me dy kilogramë marihuanë

Policia ka njoftuar se së bashku me forcat e ushtrisë kanë ndaluar veturën Dacia Sanderi me targa VR ku dhe kanë gjetur 2.105 kilogram drogë për të cilën dyshohet se është marihuanë.

Vetura është ndaluar në fshatin Garinje, komuna e Vlladiçki Hanit, ndërsa droga ishte fshehur në pjesën ndërmjet motorit dhe ftohësit.

B.B (1990) nga Vranja dhe pasagjeri F.A (1995) nga komuna e Bujanocit janë arrestuar duke iu caktuar paraburgim prej 48 orëve si dhe A.S (1990) i cili është gjetur në shtëpinë e tij.

Që të tre akuzohen për vepër penale, prodhim i pautorizuar dhe vënie në qarkullim të drogave.

Dyshohet se A.S i ka shitur B.B marihuanën.

Në shtëpinë e A.S janë gjetur 4.5 gram marihuanë dhe një fishek me kalibër 9mm.

Related Articles

Back to top button