A e keni ditur se sot është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit?
7 marsi në Preshevë festohet si dita e mësuesit, por jo vetëm në Preshevë por edhe në rajon dhe shtete të botës ditën e mësuesit e festojnë në data të ndryshme.
Por, zyrtarisht dhe në shumicën e shteteve të Botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori.
Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo date, mirëpo në kalendarin e UNESCO, 5 tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit.
Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej tyre (mësuesve).
Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite.