Aksion falas për 1 muaj: Legalizoni kyçjet ilegale në rrjetin e Moravicës
Duke qenë në dijeni për një numër shumë të madh të kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellsit dhe kanalizimit NP “MORAVICA” në Preshevë ka vendosur që nga data 10 Tetorë 2016 deri me datën 10 Nëntore 2016 të hap muajin e legalizimit falas për të gjithë ata qytetarë të cilët kanë bërë kyçje ilegale.
“Qëllimi i këtij aksioni është që ti jipet fund kyçjeve ilegale në rrjet. Duke e ditur se kjo periudhë do të jetë vetëm një mujore pa një zgjatje tjetër, ne ftojmë të gjithë qytetarët që kanë bër kyçje ilegale në rrjet të lejmrohen në zyrat e NP “Moravica” në Rr. E Rinise Nr. 50 në Preshevë për të ber legalizimin” ka thënë për presheva.com drejtori i Moravicës, Gazmend Aliu.
Drejtori për portalin tonë thotë se pas kalimit të këtij afati do të pasojnë kontrollimet në teren dhe ndaj të gjithe personave që identifikohen me kyçje ilegale do të pasojnë denimet të parapara me ligj, andaj ftohet të gjithë ata që kanë kyçje ilegale ta kryejnë këtë procedurë sa më parë.