Në Kuvendit komunal është mbajtur seanca e VI-të ku ishin paraparë 4 pika të rendit të ditës të miratoheshin dhe diskutoheshin nga këshilltarët komunal.
Pas miratimit të ribalansit të buxhetit për këtë vit, në fund të kësaj seance këshilltarëve iu është drejtuar edhe këshilltarëve komunal në Preshevë.
Kryetari Arifi i ka ftuar opozitën që mos të përdorin foltoren e kuvendit komunal për kamuflazhe në interes partiak, duke ditur se ju keni përzgjedhje interne të partisë.
“Mos mbi vlersoni vetveten ku gjithesecili prej nesh, ju keni qenë 12 vite në opozitë dhe keni bërë ashtu si keni dashur duke e sjellë Preshevën në situatë mjerimi ekstrem me 70% të papunësisë” ka thënë Arifi.
“Isha në një konferencë për dy ditë në Beograd, dhe kur i tregoj statistikat ata nuk më besojnë, statistika këto të cilat ju i keni krijuar” ka thënë Arifi duke kërkuar sa më shumë modesti nga këshilltarët e opozitës.
Arifi ka thënë se opozita duhet të rekapituloj vetveten për vitet e fundit se çka kena bërë 12 vite dhe pse qytetarët na kanë çuar neve në opozitë.
Duke iu drejtuar ish kryetarit të komunës Ragmi Mustafa, Arifi ka thënë se
“Një zyrtar në Beograd me tha se ju pas zgjedhjeve keni thirë në telefon a është e mundshme që unë ta hupi pushtetin se një parti më e vogël dhe një tjetër më e vogël kanë bë koalicion”.