Atmosferë vjeshte në qytetin e Preshevës (Foto)
Shumë qytete në botë në vjeshtë dhurojnë atmosferë magjike, kështu është edhe Presheva në këto ditë, plotë ngjyra të ngrohta të natyrës që na rrethon. Stina e vjeshtës me klimën e saj e cila tenton të bëhet gjithmonë e më e ftohtë dhe me ditët që shkurtohen arrin të bëjë për vete me bukuri mahnitëse.
Ngjyrat me te bukura të vjeshtës dihet që janë ato që dhuron natyra dhe që i gjejmë në çdo cep të qytetit tonë dhe në vende te tjera.
Me siguri qe e dini se ato ngjyra që dominojnë me se shumti janë portokallia, e kuqe dhe kafe me pak ngjyre te verdhë, vjollce dhe gri.
Kjo ndodh sepse natyra ndryshon nën sytë tonë, than gjethet, dhe qytetet fillojnë te marrin një ngjyrë gri duke bërë çdo gjë të magjishme.
Edhe ne pjesën tjetër te botes është e mundur te vëreni magjinë e atmosferës vjeshterore ne New York, Amsterdam, Stokholm etj. /Presheva.AL/