Lajme

Bashkatdhetarët nga Tërnoci: Apel për ndihmë për përfundimin e shtëpisë së ish ushtarit të UÇPMB-së

Ndihma e bashkëatdhetarëve nga fshati më i madh në regjion Tërnoci asnjëherë nuk ka munguar, bamirësia e tyre dhe ndihmat nga ata gjithnjë kanë zënë një vend të veçant në shtresën e varfur të popullatës, ata gjithashtu kanë qenë kontribues të mëdhenjë edhe në shumë aktivitete infrastrukturore të fshatit por edhe më gjerë.

Njëri nga bashkëatdhetarët iu ka drejtuar opinionit me një kërkesë e cila ka të bëjë me përfundimin e shtëpisë së një ish ushtarit të UÇPMB-së i cili në prag të stinës së dimrit është pothuajse pa kulm mbi kokë.

Lexoni postimin e Ibrahim Ibrahimit bashkëatdhetarë nga Tërnoci:

Të nderuar bashkatdhetar Tërnocas që jetoni në zvicër. Edhe këtë her si herave të tjera po ju drejtohem me këtë kërkesë që ta ndihmojmë ish ushtarin e UÇPMB-së VETERANIT për përfundimin e shtëpisë. Shtēpia është mbuluar vetëm ka mbetur të rregullohet për mbrenda. Besoje dhe shpresojë që ti përgjigjemi kësajë kërkese dhe ti dalim në ndihmë kësaj familje që sa më shpejt ta përfundoj këtë shtëpi. #MUHAMEDI A.S. ka thënë: “Kush ia largon një brengë një besimtari Allahu atij do t’i largon një prej brengave të Ditës së Kiametit, Kush i ndihmon një nevojtari Allahu do ti ndihmon atij në dynja dhe ahiret…” Me respekt Ibrahim Ibrahimi.për çdo informim apo diskutim mund të lajmrohet në numrin tim të tel.0774613136

postimi-ibrahim-ibrahimi-ternoc

Related Articles

Back to top button