Lajme

Bashkëatdhetarët tanë në Zvicër kontribojnë, shkolla në Zhunicë me rrethojë dhe 50 fidanishte (Foto)

Në fshatin Zhunicë, komuna e Preshevës në shkollën fillore Ibrahim Kelmendi këto ditë kanë përfunduar punët në rrethojën dhe mbjelljen e fidanishteve.

Bashkëatdhetarët tanë në Zvicër, me një kontribut të tyre për vendlindjen kanë dhënë rreth 250.000 dinarë për të investuar në shkollën e fshatit.

Sic referon për presheva.com profesori Sadik Sadiku, kjo iniciativë e bashkëatdhetarëve tanë është bë me ndihmën Irfan Asllanit, i cili mori iniciativë për ta rregulluar kopshtin e shkollës.

“Kjo është një iniciativë mëse e mirëpritur nga kolektivi dhe nxënësit e shkollës. Të investosh në shkolla është një punë e madhe. I faleminderojmë bashkëatdhetarët tanë që kurrë nuk kanë kursyer për vendlindjen tonë”ka thënë profesor Sadiku.

Related Articles

Back to top button