Botohet libri i autorit Preshevar Ardian Emini “Presheva në rrjedhat e historisë” (Shek.XX)
Botohet libri “Presheva në rrjedhat e historisë” (Shek.XX) me autorin nga Presheva, Ardian Emini
Libri i cili sot doli nga shtypi, është libri i parë i autorit Ardian Emini, autori paraqet periudhën e shekullit XX, në libër trajtohet rrjedha historike dhe zhvillimi shoqëroro politik në trevën e Preshevës gjatë këtij harku kohor, plot ngjarje e thyerje të ndryshme të natyrës politike, të cilat përfshijnë jo vetëm trevat shqiptare por edhe gjithë rajonin ballkanik.
Në libër preken edhe problemet ekonomike, arsimore e kulturore që i takojnë periudhës në fjalë.
Shtypin e këtij libri e ndihmuan Jaffa Champion me seli në Gjilan dhe Instituti i Trashëgimisë shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup me vendimin nr.0201-205/6, me ç’rast Autori i librit i shpreh falederime të shumta për kontributin e dhënë në publikimin e këtij libri. /Presheva.AL/
Rreth Autorit: Ardian Emini u lind më 1 prill 2983 në Preshevë. Ka kryer studimet universitare në Fakultetin Filozofik – drejtim Histori, si dhe Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet master i kreu në Fakultetin Filozofik – drejtimi Histori Bashkëkohore në Universitetin e Prishtinës, si dhe në Universitetin e Evropës Jug-lindore në Tetovë – Fakultetit Shkenca Politike dhe Administratë Publike, drejtimi Diplomaci, ku mori thirrjen Magjistër i Diplomacisë. Studimet e doktoraturës i përfundoi në Universitetin e Tiranës – Fakulteti Filologji-Histori, drejtimi Histori, specializimi Marëdhënie Ndërkombëtare. Që nga viti 2008 merr pjesë aktive nëpër konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.