Dogana në Preshevë kap 16kg marihuan të fshehur në bombol gazi (Foto)
Doganierët në Preshevë kanv ndaluar kontrabandimin e 16 kilogramëve të llojit marihuan në bombolë të gazit në makinën e tipit “Mercedes”
Droga u zbulua kur punonjësit e doganës i bënë kontrollë të detajuar makinës “Mercedes” me targa të Shkupit e cila po drejtohej nga 40 vjeçari me shtetësi maqedonase i nacionalitetit shqiptar.
Pas kontrollimit dhe dyshimeve ata kanë vendosur që ta vënë në skener, ku dhe sipas fotove është parë parregullësi në bombolën e gazit e cila ishte e vendosur në bagazhin e veturës.
Doganierët kanë kapur 20 paketa marihuanë të mbështjellura me shirit, ku pesha e tyre totale ishte 15,677 gramë.
Marihuana dhe shtetasi Maqedonë iu është dorëzuar policisë për procedim të mëtutjeshëm, thuhet në deklaratën e Doganës./Presheva.AL/