Nëse keni takuar dikë që ka kompjuter, një makinë të mirë, një shtëpi të re, por nuk ka punë, ai mund të jetojë vetëm në Preshevë.
Serbët për të udhëtuar drejt Maqedonisë dhe Greqisë duhet të kalojnë nëpër Preshevë, edhe pse një pakic e vogël tregojnë interes për të pushuar në qytetin e Preshevës.
Presheva është shmangur kryesisht për shkak të paragjykimeve, ose për shkak se serbët shumica e tyre nuk dinë asgjë rreth qytetit, ose sepse ata besojnë se është i pasigurt.
Për vite lajmet nga Presheva ishin vetëm rreth shpërthimeve të bombave, përleshjeve të armatosura midis shqiptarëve dhe policisë serbe.
Ne e vizituam gjatësinë dhe gjerësinë e Preshevës, duke kërkuar për përgjigje rreth situatës nëse ka ndryshuar dhe nëse tensionet ndëretnike mes banorëve lokalë kanë përfunduar.
Ne i kemi pyetur banorët se si komuniteti mbijeton, pavarësisht që vuajnë nga norma e papunësisë më të lartë në Serbi, dhe pse ata nuk kanë përfituar asgjë nga autostrada e Korridorit 10 që do të kalojë nëpër komunë.
Ju do të mësoni se si deizajnerët punojnë në Preshevë, pse shqiptarët nuk dinë të luajn muzikë popullore sërbe dhe cfarë i pengon serbët që jetojnë në Preshevë.
Për dokumentarin, ne biseduam me politikanë në Preshevë, gazetarë, artistë, dhe banorë. Shfaqja është një prodhim bashkë me BIRN-it dhe Serbisë, Radio televizioni Publik serbe./Presheva.AL/
Prodhuar në Shtator 2010.