Lajme

Dritarja e gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë e lidhur me “toj” këpucësh (Foto)

Kjo është pamje nga shkolla e mesme në Preshevë, kjo shkollë para disa viteve ka pas një rikonstruksion të dritareve por si duket punëkryesi prioritet ka pas fitimin e tenderit dhe jo kualitetin e punës.

Në foton e kapur nga Presheva.AL gjatë ditës së sotme shihet se si njëra nga ditaret qëndron e hapur në krahë por ajo që është e çuditshme se kjo dritare është e lidhur me litar “toj” të këpucave për të qëndruar në atë mënyrë.

gjendja-e-gjimnazit-skenderbeu-presheve-2

Stafi ynë ka pyetur edhe punëtorët e pastrimit se për çfarë arsye është vendosur aty “toja” e këpucave, ndërsa përgjigja që morrëm ishte se është dëmtuar mekanizmi i dritareve./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button