Ekskluzive: Arrihet marrëveshja, nxënësit e Luginës me tekste shkollore nga Shqipëria
Për herë të parë, u dakordua marrëveshje konkrete për banorët e Luginës së Preshevës
“Problemit të zgjidhjes së teksteve shkollore po i vjen fundi. Gjatë një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama dhe kryeministrin e Serbisë, z.Aleksandër Vuçiq u dakorduam parimisht që tekstet shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës të vijnë nga Republika e Shqipërisë.” ka thënë kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.
Modeli i propozuar nga kryeministri Rama, e që ishte i pranueshëm edhe për kryeministrin sërb, ishte që nxënësit tanë të mësojnë me libra nga Oxfordi dhe Cambridge që tashmë i posedon Tirana në gjuhën shqipe të cilat do ti dërgohen Serbisë që ti përdorin nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
“Gjithashtu, sot, pas kërkesës sime, mora premtimin nga kryeministri Vuçiq për finasimin e rregullimit të sallës së edukatës fizike ‘Ibrahim Kelmendi’ në Preshevë, ku qeveria qendrore do të jap 100 000 euro, dhe 50 000 euro tjera nga Ambasada e Gjermanisë përmes qeverisë” ka thënë kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.