Lajme

Gomat e dimrit të detyrueshme nga 1 nëntori nësa ka borë dhe akull

Shoferët në Serbi nga 1 nëntori deri më 1 prill në automjetin e tyre duhet të kenë katër goma të dimrit, nëse në rrugë ka borë ose ngrica. Agjencia për sigurinë në komunikacion dhe Shoqata Automobile e Serbisë sot ka bërë thirrje qytetarëve të mos përdorin gomat e verës për të qenë të sigurtë në komunikacion, transmeton Presheva.AL

Edhe pse gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme nga 1 nëntori deri më 1 prill nëse nuk ka borë ose akull, ekspertët paralajmërojnë se gomat e verës janë të papërshtatshme në mot të ftohtë, të lagësht dhe se ato patjetër duhet të zavendësohen.

Denimet për përdorimin e gomave të verës në vend të gomave të dimrit fillojnë nga 6000 dinarë deri në 20.000 dinarë, ndërsa për personat juridik nga 100.000 dinarë deri në 800.000 dinarë.

Gomat e reja të dimrit mund të blihen duke filluar me një çmim prej 4000 dinarëve (R13) dhe me çmim më të lartë.

Milan Iliç nga Agjencioni Siguria në trafik tha për media se ligji përcakton se shoferët duhet të përdorin paijsjet dimërore gjatë kësaj periudhe. Në periudhën nga 1 nëntori deri më 1 prill, është e nevojshme të kenë paisjet dimërore, dhe në bazë të saj edhe katër rrotat duhen të jenë goma të dimrit me një thellësi minimale katër milimetra, dhe zinxhirët për borë ndërsa për autobusët dhe kamionët ata duhet të paisen edhe me një lopatë, tha Iliç, transmeton Presheva.AL

Zinxhirët duhet të përdoren në vendet ku shenja e trafikut është e vendosur, por mund të përdoren edhe jashtë këtyre vendeve nëse ka borë në rrugë./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button