Ja çfarë i tha banori nga fshati Dobrosin kryeministrit Vuçiq në klinikën e Nishit (Foto)
Kryeministri Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në klinikën e Nishit ka hyrë në një nga dhomat e spitalit ku aty ka takuar një shqiptar të quajtur Mehmet nga fshati Doborsin, fshat nga Komuna e Bujanocit, transmeton Presheva.AL
Ja biseda e Vuçiqit dhe Mehmetit:
Vuçiq: Si jeni, ti je Shqiptar?
Mehmeti: Po Shqiptar jam.
Vuçiq: Nga jeni?
Mehmeti: Nga Dobrosini, afër Bujanocit.
Vuçiq: Kam qenë aty, kam vizituar dy herë Dobrosinin, jemi takuar aty?
Mehmeti: 12 vite kam qenë në Bashkësinë Lokale.
Vuçiq: A po trajtohesh mirë?
Mehmeti: Mendoj se më mirë as nuk mundet askund në Ballkan e as përtej… Madje është më mirë se në Beograd, kam qenë edhe në repartin intenziv dhe e pashë që nuk ka asnjë person të keq këtu, duke filluar prej drejtorit e deri tek pastruesi, pastruesja 12 orë nuk i heq duart nga uji, kjo ndodh vetëm tek ne, unë vi nga Dobrosini dikur ky fshat kishte 172 banorë tani vetëm 52 kanë mbetur.
Vuçiq: Ku kanë shkuar, në Kosovë?
Mehmeti: Jo në Kosovë, të gjithë kanë ikur në europë, kemi kërkuar autostradë, kemi asfalt por kemi papunësi. Nuk mund ta gjesh asnjë banorë nga fshati jonë të punësuar në Bujanoc, të ndëgjova mbrëm përmes lajmeve the që do ta bëjmë rrugën nga Prishtina deri në Konçul, Nuk ja vlen të jesh edhe 20 vjet dhe 40 vjet.
Vuçiq: Se ne nuk punojmë?
Mehmeti: Jo, ne punojmë por nuk ka punë aq sa duhet. Duhet të uleni dhe të shikoni se si ti zgjedhim problemet përgjithmonë edhe Maqedonasit, Shqiptarët dhe Serbët.
Vuçiq: Unë e pranoj se unë jam një nga tre faktorë.
Mehmeti: Jo, ti ke punuar mjaftë, po ta them në sy. Nëse nuk është ashtu do ta thoja përsëri. Daçiçit i kam thënë “çfarë ke bërë, një autobus nuk ke mundur ta dërgosh në fshat”.
Vuçiq: Do të vijë për të vizituar në Dobrosin kur të lirohesh nga spitali.
Në atë moment njëri prej pacientëve në dhomë tha që edhe të tjerët të kenë rastin të flasin me kryeministrin por Mehmeti u përgjigjë: “Jo, Unë kam edhe shumë çka për ti treguar kryeministrit”.
Por ajo ka mbetur për në Dobrosin./Presheva.AL/