Lajme

Jugu pjesa më e varfër në Serbi

Pesë komuna të rrethit të pçinjës janë më të varfurat në Serbi, ku shkalla e varfërisë është mbi 50 për qind, sipas hulumtimit “Hartat e Varfërisë: Të gjeturat dhe implikimet për politikat publike”

Sipas këtij studimi, Presheva është në vendin e dytë në Serbi, menjëher pas Tutinit dhe norma e varfërisë në shumicën e komunave në jug të serbisë është 63.6 për qind.

Në mesin e komunave me shkallë të varfërisë mbi 50 për qind janë të vendosura edhe Bosilegrad, Vlladiçin Han dhe Targovishta.

Në këtë grupë në listën e komunave më të varfura në jug të Serbisë janë edhe: Babusnica, Gadžin Han, Doljevac, Žitorađa, Medvegjës dhe Crna Trava. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button