LajmeMagazina

Kjo është aktorja nga Presheva që do të jetë pjesë e serialit “O Sa Mirë” (Foto)

Tashmë është bërë e ditur se seriali shqiptar ‘O Sa Mirë’ do të transmetohet në televizionin e KTV-së.

Telegrafi ka mësuar se episodi më i ri këtij seriali do të transmetohet më 30 tetor (e diel) në ora 20:00.

Seriali do të ketë karakter humoristik, ku në qendër të vëmendjes do të jetë edhe politika ditore.

Burimet tona thonë se producentët ende nuk kanë vendosur se cili karakter i shqiptarëve të Maqedonisë do të shfaqet në serial, megjithëse janë në opsion i Kumanovës, Tetovës dhe Gostivarit.

Gjithashtu bëhet e ditur se trupës së aktorëve i janë bashkuar edhe këta tre aktorë Edon Bërveniku, Rifat Smani dhe Egzona Salihu e cila vjen nga fshati Leran, Komunë e Preshevës.

Kujtojmë se serialit i është bashkuar edhe grupi i ‘Stupcat’, Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safiçiu.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar dhe me ekskluzivitete edhe në ditët në vazhdim.

egzona-salihu-aktore-o-sa-mire-presheve-1

Related Articles

Back to top button