Lajme

Kosovarët rikrijojnë për 9 net BMW-në e shkatërruar [foto]

“BMW-ja e fortë, e kuqe” – njihet automobili i një prej garuesve më në zë në vend. Bardhyl Canolli bën pjesë ndër emrat më të njohur të automobilizmit në Kosovë. BMW M3 E36 i tij është ndër automobilat që sjellin më së shumti atraksion në cilëndo garë që mbahet.

bmw-kosove

Megjithatë, jo çdo atraksion mbyllet me sukses. Një garë e mbajtur në muajin shtator, për pak sa nuk solli më të keqen për Bardhylin, shkruan sot “Koha Ditore”. Më 11 shtator, Bardhyli me BMW-në e tij nisi garën në Krujë, në Shqipëri, por nuk arriti ta përfundonte. Teksa ishte në një nga kthesat e shtegut të njohur të Krujës, Bardhyli hasi në disa probleme që çuan në përplasje në një shkëmb e lëndime të mëdha trupore e shkatërrim të automobilit të tij të zemrës.

bmw-kosove-1

Bardhyli tregon se në momentin e përplasjes nuk ka menduar fare për automobilin e vet, pasi e kishte shëndetin primar.

“Nuk jam brengosur fare për automobilin, pasi që më interesonte vetëm të shihja pjesët që më shkaktuan dëmtimet në këmbë të thyer. Aksidenti ishte i tmerrshëm”, kujton Canolli aksidentin në garën e Krujës… (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Related Articles

Back to top button