KulturëLajme

Luljeta Saqipi nga Presheva me talent të veçant në fushën e artit!

Luljeta Saqipi nga fshati Geraj i komunës së Preshevës ka një talent të veçant në fushën e artit.

Ajo ka përfunduar ket vit shkollën e mesme në Gjimnazin “Skenderbeu” dhe tani për momentin është duke ndjekur kursin për dizajn mode në Atelien e Arkitekturës “Monun Group”.

Talentin për piktur e kishe qysh nga mosha e vogël, por nga viti i parë i shkollës së mesme filloi të merret më seriozisht në fushën e artit.

Luljeta planifikon që vitin e ardhshëm të filloi studimet për dizajn mode ne Litenshtajn.

Ekspozitat që janë organizaur nga shkolla e mesme me rastin e ditës së shkollës ose tjera raste kanë qenë kryesisht punimet e Luljetës.

Në Prill të keti viti Presidenti i Shqipërisë i ka dërguar ftesë nxënësve më të dalluar të kësaj shkolle për një ekskursion tre ditor, ku ndër ta ishte edhe Luljeta nga fusha e artit.

luljeta-saqipi-bujar-nishani

 

 

Aktiviteti i radhës i Luljetës është pjesmarrja në një seminar që do të mbahet në Zurich të Zvicrrës bashkë me stafin e “Monun Group”.

Materialet me të cilat punon ajo kryesisht janë kanvas dhe pëlhurë, dhe ngjyrat që përdor më shumë janë akrilik dhe ngjyrat e vajit.

Mësimet e para i ka kryer në Sh.f “9 Maji” Leran kurse shkollën e mesme në Gjimnazin “Skendërbeu” Preshevë.

Ajo punon 6 deri në 8 orë në ditë, dhe inspirimin e merr shpesh nga vendi, koha por punon edhe sipas dëshirës.

Në galerinë e mëposhtme mund të shihni disa nga punimet e Luljetës.

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button