LajmeVideo

Mbahet tryezë me temë “Paulownia-kultivimi, rëndësia ekonomike, ekologjike dhe mundësia e punësimit në Preshevë” (Video)

Gjatë një tryeze bisede të organizuar nga “Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore” dhe tre panelistët tjerë: Sami Agushi(Gjeograf), Shpëtim Memishi(Ekonomist), Liridon Fejzullahu.

Të ftuar kishin edhe zv.kryetarin e komunës Xhelal Memeti ku ceki se e çmon këtë punë dhe njëkohësisht e përkrah. Gjate ligjeratës kutpova dhe pash se është një bimë që sjell të mira për vendin. Theksoi gjatë vizitës në Turki është lejuar që 100 fidane të mbjellen në Preshevë.

Ne si komunë kemi mjaftë tokë, ku mund të kemi të ardhura mjaftë të mëdha mbas 10 viteve për këtë projekt unë vetëm se mund ti përgëzoi.

Kjo ligjëratë u ndajtë në dy faza: faza e parë kishte fjalë rasti e panelistëve, ndërsa faza e dytë pyetje dhe ide.

Pra në fazën e parë morën fjalën tre panelistët që ceka më lartë, Sami Agushi ku shtoi se mendoj se duhet të jemi të gatshëm për këto procese globale. Dikur kultivohej duhani ku edhe njerzit siguroheshin prej tij. Tokat tona që kanë pasur një pejsazh të mirë të arave të punuara sot mungojnë, duhet të bëjmë përpjekje që këto toka ti punojmë. Presheva ka kushte të mira klimatike për punimin e drurit të Paulownisë,dhe pse na mos të bëjmë një gjë të tillë.

Liridon Fejzullahu ka përgatitur një projekt prezentim rreth kësaj dhe sqaroi gjithçka rreth drurit të Paulownisë apo ndryshe siç e quajnë druri mbretror. Një dru që hec me hapa të ngadaltë por që arrinë suksese te mëdha dhe të sigurta. Ka prejardhje nga Kina, zhvillohet në temperaturat -27 gradë C DERI +60 gradë C.

Shpëtim Memishi la një mesazh të punojmë këtë bimë fitimprurëse, përveç kësaj kemi një fabrikë biznesi, do të kemi një qëllim dhe strategji dhe shpresoj të kemi një bashkëpunim me komunën. Pse jo të bashkëpunojmë edhe me komunat tjera Bujanocin e Medvegjen.

Related Articles

Back to top button