Moravica zgjidh problemin e përmbytjeve në fshatin Rahovicë (Foto)
Para disa ditëve me kërkes të banorëve në fshatin Rahovicë tek vendi i quajtur Murrizi në lagjen e varrezave është bër intervenimi për zgjidhjen e problemit të vjetër disa vjecar me përmbytjet, transmeton Presheva.AL
“Në këtë rastë ne ishim të obliguar që përpos rehabilitimit të rrjetit ekzistues prej 500 m të bëjmë edhe rrjetin e ri prej afërsishte 100 metra të kanalizimit kryesor ku lidhet i tërë fshati Rahovicë, qyteti dhe lagja e varrezave, në këtë fazë të parë ne kemi mbaruar 80% të punimeve, kështu që së shpejti pritet edhe faza e dytë në mënyre që lagja e varrezave në fshatin Rahovicë të mos përmbytet më.” ka thënë në njoftim drejtori i ndërmarrjes Gazmend Aliu.
z.Aliu gjithashtu falemnderoi edhe ndërmarrjen “Enisi Transport” e cila i doli në ndihmë falas me mjetet e tyre N. P. Moravica në realizimin e këti projekti.
Duke patur parasysh këtë intervenim të suksesshëm ne deshirojme që ky aksion i perbashkët të shërbej si model edhe për ndërmarjet tjera që të japin kontributin e tyre në projekte te rëndësishme për mirëqenjen e qytetarëve tanë./Presheva.AL/