Kryetarit të Partisë Demokratike Nagip Arifi, i’u deshën plot nëntë muaj për të zvarritur procesin gjyqësorë sa për të “ shfajësuar “ veten e tij dhe gjithë barrën e përgjegjësisë ta hedh mbi këtë subjekt politik.
Derisa ishte në detyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Arifi bëri veprim skandaloz duke u kërcënuar në gjysëm të natës ndaj vëllaut tim me pretekst se gjoja unë kisha ndërhyrë në jetën private të familjarëve të tij.
Për të realizuar këtë gjest qyqarë Arifi kishte “ viktimizuar “ edhe familjarët e ngushtë (Vëllaun dhe djalin ).
Pas reagimit tim dhe duke e parë se kishte shënuar një autogol politik, Nagip Arifi angazhoi edhe partinë duke tentuar të humb gjurmët e skandalit i cili ishte bërë në stilin e rrugaçëve.
Me qenë se komunikata e PD-së ishte shpifëse dhe tendencioze nuk kisha asnjë rrugë tjetër përveç se të inicoj padi private ndaj kryetarit të saj Nagip Arifi.
Pëvrveç se mosparaqitjes në disa seanca, Ish kryetari i Bujanocit para deklarimit ndaj trupit gjykues mohonte përfshirjen e tij në hartimin e komunikatës duke ia hedhur fajin gjoja raporteve të mia me partinë të cilën e udhëheq.
Me deklarim të till Arifi në njëfar mënyre pranon shpifjen e sajuar ndaj meje, por dallimi ëshrtë se ai “ mbron “ veten nga skandali. Ky veprim i tij i bërë në stilin e kamuflimit ndoshta është zbardhja më e mirë e rastit të ndodhur para nëntë muajve dhe mund ti shërbej edhe anëtarësisë së PD-së të jenë të kujdeshsëm me veprimet e prijësit të tyre, sepse kur është fjala për të ruajtur personalitetin e tij, Nagip Arifi është në gjendje të kamuflohet aq mirë dhe fajin ta hedh bile edhe te bashkëpunëtorët më të ngushtë.
E sa për “viktimizimin” e familjarëve të tij në fund të fundit le t’ja bajnë derrtin vet ata.
Nga kjo betejë konsideroj se kam dal fitues dhe se kam arritur të demaskoj edhe njëherë personalitetin e Nagip Arifit pa marrë parasysh se ai mund ta konsideroj veten si kamufluesi më I mirë I gjitha kohrave në Luginë të Preshevës.
Nexhat Behluli