Lajme

Ndahen subvencionet e Trupit Koordinues për bizneset lokale

Gjatë muajit të kaluar, siç është paralajmëruar nga Zyra për Zhvillim e komunës së Preshevës ka vijuar konkursi i shpallur nga ana e Trupit Koordinues për bizneset lokale. Gjatë fazës pregatitore bizneset e interesuara kanë pas mundësinë që të informohen rreth detaleve të konkurimit tek zyrja për zhvillim e cila me qëllim të dhënies së informacioneve sa më të detajizuara organizoi për dy ditë rresht takime të bizneseve me përfaqësues të Odës Ekonomike.

Konkursi i shpallur ishte i paraparë për tri komunat, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Nga gjithsej 39 aplikacione nga tre komuna, këtë vit 19 ishin nga komuna e Preshevës.
Me datë 12 dhe 13 tetor 2016, Trupi koordinues thirri komisionin për vlerësimin e aplikacioneve në përbërje të përfaqësuesve të trupit koordinues, Ministrisë së ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës, Ministrisë së minierave dhe energjetikës, Ministrisë së bujqësisë dhe mbrojtjes së ambientit, Ministrisë së ekonomisë, përfaqësues të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe ekspert të pavarur ekonomik.

Shuma e paraparë këtë vit për subvencionim të bizneseve në komunën e Preshevës ishte 15.000.000 dinar, por meqë komuna e Medvegjës nuk arriti të i shfytëzoj të gjitha fondet e parapara, Preshevës ju shtuan edhe 1.743.552,40 dinar duke çuar shumën e përgjitshme të subvencioneve në 16.743.552,40 dinar.

Kompanitë të cilat këtë vit me vendim të komisionit u subvencionuan janë:
1. “NURA” shpk, 15 Nëntori pn, Preshevë – 2.950.000 dinar
2. “Fluidi”, Zhunicë, Preshevë – 3.000.000 dinar
3. “SHERA” shpk, Raincë, Preshevë – 2.976.372 dinar
4. “Maj Com”, Abdulla Krashnica 17, Preshevë – 3.000.000 dinar
5. “Limani Com”, Raincë, Preshevë – 1.817.180 dinar
6. “Keramika”, Corroticë, Preshevë – 3.000.000 dinar
__________________________________________
Gjithsej: 16.743.552,40 dinar

Komuna e Preshevës do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje konkurset e shpallura nga donator të mundshëm nga ministritë si dhe konkurset ndërkombëtare dhe me kohë do të lajmëroj bizneset lokale si dhe do të asistojë në përpilim të dokumentacionit.

Related Articles

Back to top button