Lajme
Në kufirin e Preshevës kapet shtetasi shqiptar me 3.5kg marihuanë
Doganierët në pikën kufitare të Preshevës në bashkëpunim me policinë ditën e shtunë kanë ndaluar kontrabandimin e më shumë se 3.5 kilogramë marihuanë.
Droga ishte e fshehur në parakolpin e pasëm të makinës e cila ishte me targa të Austrisë, dhe në makinë ishin një çift shqiptarë, burri shtetas i Kosovës me vizë të Austris ndërsa gruaja shtetase e Sqhipërisë, njofton dogana transmeton Presheva.AL
Janë gjetur rreth 12 pako marihuanë ku pesha e përgjithshme e marihuanës është 3.560 gram.
Siç njofton dogana, drogën, makinën dhe pasagjerët i ka ndaluar policia dhe i ka dorëzuar në prokurori për të vazhduar procedurën për denimin e paraparë me ligj./Presheva.AL/