Lajme

Në Mal të Zi arrestohet ish-komandanti i Xhandarmërisë Serbe që udhëhoqi aksionin gjatë largimit të lapidarit në Preshevë

Policia malezeze ka arrestuar ish-komandantin e Xhandarmërisë Bratislavë Dikiçin së bashku me 19 pjestarë tjerë, thuhet në njoftimin e prokurorisë transmeton Presheva.AL

Ish-Komandanti i Xhandarmërisë Serbe Bratislavë Dikiç i cili ishte udhëheqës i aksionit më datë 20 janar kur dhe u hoq Lapidari nga Qendra e Preshevës u arrestua me 19 të tjerë nën dyshimin se ata donin të krijonin trazira gjatë zgjedhjeve në Mal të zi.

bratislav-dikic-gjate-aksionit-largimin-e-lapidarit-nga-qendra-e-presheves
Në foto Bratislav Dikic gjatë aksionit largimin e Lapidarit nga Qendra e Preshevës

Sipas mediave malazeze ky grup solli një sasi të madhe armësh dhe municionesh me qëllim të bënin konflikte të armatosura madje edhe të ndonjë likuidimi, përcjell TV Pink.

Sipas të njejtit burim jo zyrtar nga TV Pink grupi i arrestuar në Mal të Zi ka hyrë në bazë të një marrëveshje me një grup politik për të shkaktuar konflikte të armatosura në të gjithë Malin e Zi në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

bratislav-dikic-zandarmerije

Related Articles

Back to top button