LajmeOpinione

Ngjela: Maqedonia do shpërbëhet, liderët shqiptarë të korruptuar nga Rusia!

Politikani i mirënjohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni, ku i ka cilësuar si të korruptuar liderët shqiptarë të Maqedonisë.
Ai ka vlerësuar se Gruevski kërkon shpëtim nga Rusia, ndërsa ka shtuar se populli shqiptar pret shpërbërjen e Maqedonisë, gjë e cila sipas Ngjelës do të ndodhë shpejtë.
“Gruevski, kryrministri i inkriminuar i Maqedonisë, është i pari kryeministër i korruptuar ballkanik që po kërkon të mbijetojë politikisht me anë të Rusisë.
Ne fakt kjo është metoda e të gjithë banditëve në pushtet që i ndëshkon vendosja e një shteti të drejtë demokratik.
Edhe Meta në Kine shkoi, për t’i shpëtuar ndëshkimit për vjedhjet masive që ka bërë në Shqipëri. Na bëri për të qeshur, neve, por edhe amerikanët.
Po shqiptarët çdo bëjnë në Maqedoni?
Kancelarja gjermane, Merkel, që po viziton Ballkanin, nuk pranoi të shkojë në Shkup.
Po liderët shqiptarë të Maqedonisë? Edhe ata të korruptuar janë.
Po shqiptarët e Maqedonisë? Ata po presin shpërbërjen e Maqedonisë. Dhe shenjat janë që ajo do te vijë, duan apo nuk duan ruset e Putinit.”, shkruan Spartak Ngjela.

Related Articles

Back to top button