OJQ-të nga Lugina po qëndrojnë në Kopaonik (Foto)

Përfaqësues të disa organizatave joqeveritare nga Lugina janë duke qëndruar në qendrën e njohur turistike, Kopaonik, në kuadër të projektit “Mbështetje demokratizimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
Organizatorë i këtij tubimi është Qendra për Zgjedhje të lira dhe Demokratike (CESID) në bashkëpunim me disa organizata tjera, ndërsa projekti mbështetet nga ana e Komisionit Europian.
Ky grumbullim ka të bëjë me trajnimin në lidhje me përpilimin e projekteve që kanë të bëjnë me sforcimin e sektorit civil në këto tri Komuna.
Ekspertët e organizatës CESID gjatë trajnimit katër ditor përfaqësuesve të ojq-ëve nga Lugina po’a dikton metodat e thithjes së fondeve të institucioneve vendore, gjegjësisht atyre qeveritare, kurse me theks të veçant të atyre ndërkombëtare.
Pjesëmarrës të forumit në fjalë janë: Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA), Këshilli për të drejtat e njeriut-Bujanoc, Qendra për demokratizim dhe edukim-Lugina, Forumi Rinor Miratoc, Shoqata e personave me aftësi të kufizuar, Qendra për hulumtim dhe monitorim si dhe Zyra për të rinjë pranë Komunës së Preshevës.
Përfaqësuesit e organizatave të sipërpërmendura pjesën e dytë të trajnimit do të vijojnë mes datave 1-5 nëntor, poashtu në Kopaonik, ndërsa pjesa e tretë dhe ajo finale do të mbahet në fund të vitit në Zlatibor, me pjesëmarrjen edhe të udhëheqësve të pushteteve lokale të të trija Komunave. /Presheva.AL/


