Lajme

Opozita në Preshevë sharje, fyerje, ofendim ndaj pushtetit

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e VI-të e  Kuvendit Komunal të Preshevës ku ishin paraparë 4 pika të rendit të ditës të miratoheshin dhe diskutoheshin nga këshilltarët komunal.

Opozita sikurse në seancat tjera e zëshme në këtë seancë disa nga këshilltarët e opozitës janë  rrebeluar duke iu drejtuar me sharje, fyerje dhe duke ofenduar pozitën aktuale.
Kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës z.Ardita Sinani në një intervistë dhënë Televizionit Aldi ka sqaruar se opozita ka lëshuar pikat e rendit të ditës, ku dhe janë kthyer pas miratimit të pikave duke mos iu përmbajtur kodit etik dhe duke ofenduar dhe fyer./Presheva.AL/

“Sa i përket seancës së sotme, ajo vazhdoi mirë edhe pse nuk e pritja që opozita të lëshonte pikat e rendit të ditës, gjithësesi është e drejt e tyre që të mos marrin pjesë.
Me 20 vota për u aprovua rendi i ditës pastaj u aprovuan edhe pikat e rendit të ditës ku krejt në fund opozita u kthye në sallë dhe filluan të debatonin por diskutimet ishin të shterrura, por normal gjithçka është e mundur sepse ne këtu në kuvend jemi për të kuvenduar-debatuar por në suaza të demokracisë dhe me ato sa i lejonë etika dhe kodi, megjithëse disa nga këshilltarët e opozitës nuk iu përmbajtën etikës  por përdorën një fjalorë të vrazhdë gjuhën e sharjes, fyerjes dhe ofendimeve, gjë që preferojë dhe shpresoj që në seancat tjera të ardhshme të mos përdoren këto fyerje.
I lus këshilltarët e opozitës të jenë më të matur dhe mos të përdorin gjuhën e urrejtjes të sharjes fyerjes dhe të ofendimeve, ka përfunduar zonja Sinani.”

Related Articles

Back to top button