Përfaqësues nga Lugina e Preshevës të pranishëm në Takimin e Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor
Ne Komunën e Gjilanit po mbahet Takim i 19 i Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor.
Kryetari komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, i cili është atje sëbashku me zv.kryetarin e komunës së Preshevës Xhelal Memeti dhe Lemë Xhema si përfaqsuese nga komuna e Medvegjës si dhe kryetarë të komunave nga Kosova e Maqedonia janë pjesë e këtij organizimi sot.
Në mesin e të pranishmëve ndodhen edhe zv. Ministri i Integrimit Evropian pranë Qeverisë së Kosovës Mevludin Krasniqi, këshilltari i Kryeministrit Mustafa njëherit edhe zv. Ministri i pushtetit lokal Bajram Gecaj, përfaqësues të Zyrës së BE-së, Ambasadorë dhe diplomat të huaj.
Në seancën e parë e cila filloi ora 9 e 30 u diskutua rreth marëdhënieve BE-Kosovë, zhvillimet e fundit dhe ndikimi i tyre tek autoritetet në nivel lokal dhe bashkëpunimit ndërkufitar, përparësi që duhet të shfrytëzohet.