LajmeShëndetësi

Preshevë sëmundjet e zemrës në rritje, emision me rastin e ditës botërore të zemrës i ftuar Dr.Ylber Islami (Video)

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Edhe pse nuk u shënua me ndonjë aktivitet nga shtëpia e shëndetit sikurse në vendet tjera që shënohet Dita botërore e Zemrës, qytetarët nga Presheva patën rastin ta dinë se 29 shtatori është dita botërore e zemrës e cila festohet nëpër të gjithë botën, shkruan Presheva.AL

Televizioni Aldi për të shënuar këtë ditë kishte organizuar një emsion duke i kushtuar trajtim të veçant sëmundjeve të zemrës me Dr.Ylber Islami specialist intern në shtëpinë e shëndetit Preshevë.

Kohët e fundit sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor të vdekjeve në Preshevë, megjithëse nuk ka një sistem të referimit shëndetësor dhe as statistika të sakta për sëmundjet.

Bazuar në pohimet e Dr.Ylber Islamit në emision, numri i qytetarëve me problemet shëndetësore me zemrën është në rritje çdo vit dhe rrjedhimisht edhe numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Për më shumë informacione se si duhet të kujdesemi për zemrën dhe çfarë aktivitete duhet të kryejmë që të kemi një zemër të shëndetshëm ju ftojmë ta ndiqni emsionin me rastin e ditës botërore të zemrës. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button