LajmeVideo

Rama: Për ju kosovarët, shqiptarët e Luginës sikur nuk ekzistojnë (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në emisionin “Zona e Debatit” është kritikuar jo pak nga analistët kosovarë për ato që tha në Beograd. Ndër të tjera Rama është kritikuar edhe për Marrëveshjen për libra dedikuar nxënësve të Luginës mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke pasë parasysh faktin se Kosova vitin e kaluar kishte nënshkruar një marrëveshje të tillë, por që asnjëherë nuk u zbatua.

Në këtë pikë kryeministri shqiptar ka kritikuar institucionet e Kosovës duke thënë se për kosovarët, shqiptarët e Luginës sikur nuk ekzistojnë, transmeton Presheva.AL

“Për ju në Kosovë, shqiptarët e Luginës sikur nuk ekzistojnë. Kam qenë i lumtur që përfaqësuesit e Luginës kanë ardhur, më kanë takuar dhe kanë shprehur respekt për të gjitha gjërat. Ata më kanë thënë se pas vizitës sime të parë në Beograd gjërat kanë marrë kahje pozitive. Me kanë kërkuar që unë të flas me Vuçiqin për librat dhe ne e realizuam. E kuptoni çfarë progresi është që nga hera e parë kur jemi takuar, Vuçiqi nuk e perceptonte dot që unë mund ti flisja për shqiptarët e Preshevës”, është shprehur Rama. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button