Lajme

Skandal në fshatin Lluçan nuk gjindet hoxhë për ceremoni të varrimit, hoxhallarë po qëndrojnë në shtetet e Europës

Sipas informatave nga banorët e fshatit Lluçan gjatë mëngjesit të ditës së shtunë më datë 29.10.2016 ka ndodhur një skandal i paparë dhe i pa dëgjuar gjerë më tani.

Në familjen Hamidi nga fshati Lluçan kishte ndodhë një vdekje, përposë mërzisë për vdekjen e Nënës familja Hamidi përjetoi edhe diçka të papritur që as pleqt më të moshuar të fshatit Lluçan nuk po e mbajnë mend në kujtesë se ka ndodhur ndonjëher të mos ketë ndonjë hoxhë që ta krye ceremoninë e Varrimit, madje as në periudhën e luftës.

Familja Hamidi me rastin e vdekjes të Nënës përjetoi ferrin e mos përgjegjësisë nga ana e Hoxhallarëve dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit e cila nuk e kreu obligimin për ceremoninë e varrimit të Nënës së tyre, ata kishin kërkuar që të kërkojnë edhe hoxhë nga fshatrat tjera por pa sukses, asnjëri nuk ju ka përgjigjur lujtes.

KBI në Bujanoc dje u tregua e papërgjegjshme dhe skandaloze për këtë rast, asnjë Imam vendor nuk mori pjesë në ceremoninë e varrimit, Familja Hamidi u detyrua që ndihmën ta kërkoje nga Imami i fshatit Hodonovc nga edhe ishte e lindur e ndjera, dhe nga KBI Kamenicë !

Jo vetëm Familja Hamidi por edhe i tërë fshati janë thellë të indinjuar për këtë rast makabër.

Edhe pse banorët iu kanë drejtuar me shkrim imamit të fshatit Lluçan Xhelal Jakupi deri në këto momente ai nuk është prononcuar për rastin në fjalë të japë sqarime, madje banorët janë të interesuar që ky rast të zbardhet dhe fajtori të ndëshkohet.

Related Articles

Back to top button