Lajme

Sot u zbulua organi i ri në shtëpinë e shëndetit (Dokument)

Platforma Siagora është platformë që synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë qeverisëse në Luginë. Përveç shkrimeve të ndryshme, kjo platformë do të përcjellë aktivitetet e institucioneve publike duke synuar të rrisë llogaridhënien e të zgjedhurve ndaj zgjedhësve të tyre, si dhe të informojë sa më drejtë opinionin e gjërë me gjithçka që bëhet për dhe në emrin e tij.

Siagora së fundmi ka publikuar një artikull në lidhje me një organ të ri në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, më posht po sjellim të plotë shkrimin që platforma Siagora ka publikuar të bashkangjitur me dokumentet./Presheva.AL/
___________________________________________

Nesër me fillim në ora 10:00 do të mbahet seance e VI-të e Kuvendit Komunal të Preshevës në të cilën do të diskutohen katër pika kryesore e të cilat janë:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të buxhetit të programuar (Rebalancit) të Komunës së Preshevës për vitin 2016-10-05
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Aktvendimit mbi formimin e shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Aktvendimit mbi formimin e këshillit komunal për siguri dhe parandalim të kriminalitetit
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Aktvendimit mbi emërimin e zëvendësin e Ushtruesit të Detyrës së drejtorit të Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë

Përveç këtyre 4 pikave kryesore të rendit të ditës për seancën e VI-të, pika e pestë është paraparë për pyetjet e këshilltarëve komunal të Kuvendit Komunal të Preshevës. Pika e cila është për të u analizuar është pika e 4 e cila zbulon organ të ri në shtëpinë e shëndetit në Preshevë.

Sipas statutit të vitit 2007 të shtëpisë së shëndetit të Preshevës, të cilin platforma e diskutimeve online siAGORA NETWORK ka mundur ta siguroj përmes faqes së shtëpisë së shëndetit në Preshevë, që është faqe e krijuar nga Fondi Republikan për Sigurim Shëndetësor dhe Laboratori për Softuerëve Inxhinierie nuk ekziston pozitë zëvendës i Ushtruesit të detyrës së shtëpisë së shëndetit.

Neni 17 i STATUTIT të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë si organe të po këtij institucioni cakton: 1. Drejtorin,  2. Zv.Drejtorin, 3. Këshillin Drejtues, 4. Bordin Mbikëqyrës.

Neni 17 i STATUTIT të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë thotë: “Nëse Këshilli Drejtues i Shtëpisë së shëndetit nuk e bën përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor, respektivisht, nëse themeluesi nuk emëron drejtorin, përkatësisht zëvendësin e drejtorit, nëse themeluesi nuk e emëron drejtorin në përputhshmëri me dispozitat e ligjit themeluesi do të emërojë ushtruesin e detyrës së drejtorit të shtëpisë së shëndetit.”

Pra sipas këtyre dokumenteve të cilat rregullojnë organizimin e brendshëm të shtëpisë së shëndetit në Preshevë nuk parashihet askund emërtimi i zëvendësit të ushtruesit të detyrës së drejtorit.

Përveç STATUTIT të saj, Shtëpitë e shëndetit funksionimin dhe organizimin e tyre e kryejnë në përputhshmëri me Ligjin mbi Kujdesin Shëndetësorë.  Sipas Nenit 130 të këtij ligji i cili përcakton Organet e Institucioneve shëndetësore dhe organet profesionale të institucioneve shëndetësore thuhet: Organet e institucioneve shëndetësore janë: Drejtori, Këshilli Drejtues dhe Bordi Mbikëqyrës.”

Neni 134 i Ligjit mbi Kujdesin Shëndetësorë thotë:   “Nëse Këshilli Drejtues i institucionit shëndetësorë nuk kryen përzgjedhjen e kandidatit për drejtor të institucionit shëndetësorë, respektivisht nëse themeluesi i institucionit shëndetësorë nuk emëron drejtorin e institucionit shëndetësorë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, themeluesi emëron ushtrues të detyrës së drejtorit në periudhë prej gjashtë muajve.”

Pra sipas të gjitha këtyre definimeve të funksionimit dhe organizimit të shtëpisë së shëndetit, të gjetura nëpër internet nga ana e platformës siAGORA NETWORK, i bie që nuk ekziston pozitë “zëvendës i ushtruesit të detyrës së shtëpisë së shëndetit” që nënkupton se zgjedhja e një personi në këtë pozitë është antiligjore. Për ndryshe, nëse ekziston ndonjë ligj apo statut i ri i cili lejon këtë emërim në bazë të së cilit është propozuar pika e 4 e rendit të ditës për seancën e gjashtë të Kuvendit Komunal ne ftojmë pushtetin lokal në Preshevë të na njoftojë.

DOKUMENTE: Statuti i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë i vitit 2007 dhe Ligji mbi Kujdesin Shëndetësor

Related Articles

Back to top button