Lajme
Policia: Të premtën Autostrada nga Presheva do të jetë e mbyllur, përdorni rrugët alternative

Për shkak të vizitës së paralajmëruar të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Serbi, më 28 tetor të këtij viti ditë e Premte nga mëngjesi do të jetë përkohësisht e mbyllur autostrada e korsis që çon në Nish, njofton policia, transmeton Presheva.AL
Gjithashtu, përkohësisht do të ndalohet trafikut në këtë rrugë për shkak të veturave përcjellëse më 28 dhe 30 tetor.
Policia e Vranjës ka bërë thirrje publike ku kërkonë mirëkuptim për këtë aktivitet të policisë, ku njëkohësisht i drejtohet qytetarëve që të përdorin rrugët alternative për të arritur destinacionin e tyre./Presheva.AL/