Tërnocasit të shqetësuar për shkuarjen e të rinjve në Siri
Tërnoci është vendbanimi më verilindor i etnikumit shqiptarë. Historikisht burrat e këtij fshati janë njohur si të pendës dhe të pushkës.
Në luftën e fundit me forcat serbe në vitin 2001, kryenegociatori i delegacionit shqiptarë ishte po nga Tërnoci, Ridvan Qazimi – komandant Lleshi, trupi i të cilit pushon në vendlindjen e tij.
Kohën e fundit Tërnoci po identifikohet me një fenomen shqetësues, sipas burimeve jo zyrtare, katër të rinj të këtushëm ditë më parë kanë shkuar në luftën e Sirisë.
Jeton Ismaili, gazetarë, mendon se shkuarja për të luftuar në Lindjen e Mesme, është e dëmshme për shoqërinë tonë shqiptare.
E kryetari i komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka thënë se ne si komb i kemi betejat e tona të cilat duhet t’i udhëheqin, ndaj ai ka gjykuar pjesëmarrjen në luftërat e huaja.
Fenomeni i luftës në Siri, ka shqetësuar tërnocasit, që në vitin 2013, kur në betejat e atjeshme ishte vrarë, Muaz Ahmeti, ndërkohë shkuarja e katër të rinjve ditë më parë, vlerësohet e gabuar nga shumica e qytetarëve në kushte anonimiteti.