Lajme

Transparenca e komunave Presheva në vendin e 142, Bujanoci në 41

Sipas anketës më të fundit nga “Transparency Serbia” për vitin 2015, Vranje është në vendin e gjashtë në Serbi për transparencën e pushtetit lokal.

Sipas të njëjtit studim, Komuna e Bujanocit renditet në vendin e 41 ndërsa Presheva në vendin e 142.

Në sajë të mbështetjes nga OSBE në Serbi, përfaqësuesit e “Transparency Serbia” kanë bërë analizën e situatës dhe rekomandime për qeveritë lokale dhe me këtë rast, ka organizuar një takim me përfaqësuesit e qytetit të Vranjës dhe komunat e Bujanocit dhe Preshevës.

“Jemi të kënaqur se Vranja e cila është vlerësuar shumë në vendin e 6-të, por presim përpjekje edhe nga Bujanoci e Presheva për të përmirësuar gjërat” tha Zlatko Mini nga “Transparency Serbia”

Ismail Pajaziti shefi i administratës Komunale të Bujanocit ka thën se ky takim me përfaqësuesit e “Transparency Serbia” ishte shumë i dobishëm, qëllimi ynë ëhstë që të përmirësojmë jo vetëm pozitën në tabelë por edhe përmirësimin e shërbimeve që do të bëjë transparente punën në të gjithë institucionet publike në Bujanoc.

Renditja e Preshevës në fund si komuna më pak transparente është një tregues i qartë se pse Presheva tashmë ka një udhëheqësi të re lokale, tha kryetari Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës.

Qytetarët kanë dënuar pushtetin e mëparshëm për këtë arsye sepse ai nuk ishte transparent ndaj tyre, vendi 142 për ne nuk është diçka negative, por na motivon dhe unë kam premtuar se në analiznë e rradhës do të jemi në mesin e njëzet të parëve, theksoi Arifi./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button